“Liqeni i Shkodrës po të jetë për t’u ndryshuar duhet quajtur Liqeni i Malësisë së Madhe. Pjesa më e madhe e liqenit, 70 për qind është në zonën e Malësisë së Madhe. Pjesa e Shirokës ka një zhvillim, ndërsa pjesa tjetër, pjesa më e madhe nuk ka zhvillim.

 

” – kështu do të shprehej në një emision televiziv Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj. Sipas tij, meqë pjesa më e madhe e sipërfaqes së Liqenit të Shkodrës është pjesë e bashkisë që ai administron, atëherë duhet të quhet të quhet Liqeni i Malësisë së Madhe dhe jo i Shkodrës. Megjithatë, siç duket, edhe qytetarët e Malësisë së Madhe, të pyetur nga Star Plus, të paktën pjesa më e madhe, janë të mendimit njëlloj si Kryetari i Bashkisë, Tonin Marinaj.

 

Liqeni i Shkodrës dhe ka një sipërfaqe prej 368 km², nga të cilat 149 km² me një gjatësi brigjesh prej 57 km i përkasin Republikës së Shqipërisë; ndërsa 2/3 Malit të Zi, në 1983 është shpallur Park Kombëtar.

 

Pika më e thellë e liqenit është rreth 45 metra. Në skajin jug-lindor shtrihet Shkodra, nga ku merr edhe emrin. Megjithatë, siç duket, kanë filluar përplasjet e para.

 

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR SHTRON IFTAR
Artikulli tjetërRRUGA E FSHATIT QË NA LIDH ME PERËNDIMIN