Dhjetëra banesa rrezikojnë cdo ditë jetën e banorëve për shkak se ato janë të ndërtuara nën telat e tensionit të lartë . Ky fenomen është prezant cdo ditë në fshatin Mali Hebe të njësisë administrative Bërdicë , në të cilin vatrat e zjarrit kanë shkaktuar disa herë dëme masive si shkak i linjës elektrike. Telat e korentit sapo fryn një erë bashkohen bashkë duke bërë masë e për pasojë shkaktojnë vatra zjarri, për më tepër shtëpitë por edhe vetë banorët.

Zjarri më I fundit në fshatin Mali Hebe u shfaq dy javë më parë

Zjarri u përhap me shpëjtësi i favorizuar nga era duke rrezikuar disa banesa në atë zonë. Sapo konstatuan flakët banorët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës të cilët kanë mbërritur menjëheherë në vendin e ngjarjes duke ndërhyrë në kohë dhe arritën që të vënë nën kontroll flakët.

Kryetari i fshatit Mali Hebe Salvator Paloka shprehet se situata është e frikshme dhe kërkon që të merren masa të menjëhershme

Ndërkohë kryetari i fshatit na tregon edhe një histori të rëndë kur një fëmijë vite më parë humbi jetën pas kontaktit me telat e energjisë

Në fshatin Mali Hebe brenda dy viteve sipas banorëvë janë shfaqur të paktën 10 vatra zjarri të ndryshme.Pavarësisht kronikave televizive dhe apeleve të vazhdueshme të vetë banorëvë asnjë prej institucioneve nuk ka marrë asnjë masë.

Si për ironi të fatit institucionet reagojnë vetëm atëherë kur ngjarja ndodh, ku fare mirë mund të merren masa në kohë sa nuk është vonë

Artikulli paraprakTETORI, MUAJI KUNDËR ANTI-TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE
Artikulli tjetërTEPE-AJASËM, RRUGA QË KËRKON NDËRHYRJE