Prej tre dekadash fshtrat vijojnë të braktisen nga banorët për shkaqe nga më të ndryshmet

.Por situata shqetësuese është për shkak të braktisjes nga rinia. Këtij fati nuk i ka shpëtuar as fshati Mali Hebe në njësinë administrative Bërdicë. Kryetari i fshatit Mali Hebe Salvator Paloka tregon se në këtë zone kanë mbetur vetëm 150 banorë prej rreth 1000 që kishte deri para pak vitesh. Sipas tij largimet kanë qënë massive sidomos 7 vitet e fundit

Dhjetra shtëpi në këtë fshat janë të braktisura, madje duke mos u kujdesur askush për mirmbajtjen e tyre.

Mungesa e kushteve për një jetesë së paku me standarde mesatare, ka bërë që banorët të mos e mendojnë më dy herë largimin në shtete të tjera të Europës.

Mosha e re e popullsisë gjithmonë është cilësuar si shpresa më e madhe për zhvillim e një vendi, por mesa duket në këtë fshat kjo shpresë është ulur këmbëkryq si një plagë e shoqërisë.

Artikulli paraprakTETORI GJERMAN NIS AKTIVITETET NGA SHKODRA
Artikulli tjetërPUKË, NË PRANGA TRE SHTETAS, SEKUESTROHEN 13 KG DROGË