Ky vend në vazhdim mund të jetë i rrethuar me tela me gjemba, për të penguar lëvizjen e emigrantëve të lindjes së mësme.

Mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme vijojnë t’a shohin si alternativën më të mirë kalimin në shtetet e Bashkimit Evropian, për t’i shpëtuar luftës dhe të gjithë problemeve që janë shfaqur në këtë rajon në vitet e fundit.

Që prej vitit 2013, në Shqipëria janë ndaluar 151 shtetas sirian, të cilat kanë tentuar të kalojnë nga kufiri i Shqipërisë me Malinë e Zi për në vendet e Bashkimit Evropian.

11 mars 2013 ndalohen në Han të Hotit 12 sirian
7 tetor 2014 ndalohen në Han të Hotit 7 sirian
10 mars 2015 ndohen në Han të Hotit 11 sirian
21 mars 2015 ndalohen në Shkodër 81 sirian
8 gusht 2016 ndalohen në Han të Hotit 16 sirian
11 mars 2018 ndalohen në Shkodër 18 sirian
30 prill 2018 ndalohen ne Bajzë 6 shtetas ku katër palestinez e dy sirian

“Në rastin e një fluksi më të madh të emigrantëve, ne mund të ngremë një gardh me tela në kufirin me Shqipërinë”, kështu u shpreh, Vojislav Dragovic, kreu i departamentit të Malit të Zi për mbikëqyrjen e kufirit shtetëror.

Kjo nuk është hera e parë që ngrihen mure për të kontrolluar numrin e emigrantëve për të depërtuar në Europë. Hungaria vendosi një gardh me tela në kufijtë e saj me Serbinë dhe Kroacinë gjatë krizës në 2015, kur më shumë se një milion emigrantë shkuan në Evropë.

 

Artikulli paraprakQYTETARËT, FRIKË NGA BOMBULAT E GAZIT
Artikulli tjetërPASOJAT E NJË MJEKIMI TË GABUAR