Në fshatin Mali Kolaj banorët nuk e marrin këtë shërbim. Atyre u duhet që të zbresin në rrugën kryesore dhe ti zgjasin dorën ndonjë makine rasti për ti dërguar deri në qëndër të Velipojës, e më e vështirë bëhet situata për të moshuarit të cilët janë të vetmit që jkanë mbetur në këtë fshat sepse pjesa më e madhe e rinisë është larguar jashtë vendit.

Një prej tyre është Zef Lisi i cili thotë se ditën e djeshme ka dalë nga spitali dhe sot atij i është dashur që të shkojë për të marrë shërbimin mjekësor në sektor të Velipojës .Ai tregon se kjo ndërtesë u dnërtua rreth 8 vite më parë dhe do të shërbente si qëndër shëndetësore por asnjehërë nuk u vu ne funksion

Edhe pse ka patur një investim të mirë për t’ua ardhur në ndihmë banorëve të kësaj zone, nuk është bërë e mundur asnjëherë të punohet në të. Sot, pas 8 vitesh ndërtesa në fshatin mali Kolaj është totalisht e braktisur, e rrënuar dhe pas asnjë shpresë për t’u vënë në dispozicion, në mënyrë që qytetarët e kësaj zone të marrin shërbimin.

Ky është shembulli tipik kur investimet kryhen dhe nuk vihen asnjëherë në funksion duke bërë që me miliona lekë të shkojnë dëm duke mos u vënë në funksion asnjehërë, sepse si ky rast ka me dhjetra në fshtrat e shkodrës

Artikulli paraprakDAJÇ,EROZIONI GËRRYEN DHJETRA HEKTARË TOKË
Artikulli tjetërAMBASADA SHBA OPOZITËS: JO DHUNË!