Rreth 1000 banorë të fshatit mali Kolaj pjesë e njësisë administrative Velipojë vuajnë nga probleme të mëdha sociale sic është mungesa e infrastrukturës, ujit të pijshëm dhe shërbimit mjekësor. Godina e cila do të shërbente si qender shëndetësore u ndërtua në vitin 2010 dhe që atëherë nuk u vu asnjëherë në shërbim të banorëvë.

Atë e kanë mbuluar ferrat teksa dita ditës godina po amortizohet . Kryetari I fshatit Mali Kolaj Gjeto Leka tregon se jetesa në këtë fshat është shumë e vështirë. Ndërkohë shkolla 9 vjecare sipas tij nuk ka rrethim dhe për këtë ai ka kërkuar nga ana e autoriteteve përgjegjëse të merren masa por I është thënë se nuk kemi fonde

Rruga e pakalueshme dhe shërbime të tjera të munguara,kanë detyruar shumicën e banorëve të Mali Kolaj që të braktisin përfundimisht fshatin e tyre.

Në çdo fushatë elektorale, banorëve të fshati Mali Kolaj u është premtuar nga të gjitha forcat politike rehabilitimi rrugës, por premtimet asnjëherë nuk janë realizuar, duke e përjashtuar fshatin nga çdo investim.