Banorët e Drenicës i prenë rrugën mëngjesin e sotëm presidentit Vuçiç, duke mos lejuar vizitën e tij në fshatin Banjë.

Sociologu, Fadil Maloku, thotë se reagimi i tyre ishte më se i kuptueshëm pasi është një nga zonat që ka pësuar dëmet më të shumta nga pushtuesi serb në kohën e luftës.

Maloku: Ishte një provokim i rëndë, i thellë që i bëri demokracisë dhe proceseve të tjera që janë në evoluim. Reagimi është i natyrshëm dhe i kuptueshëm, për shkak se pjesa e Drenicës ku synonte ta finalizonte provokimin e tij Vuçiç është një zonë që më së shumti ka pësuar dëme, dhunë dhe masakra. Përshëndes reagimin e këtyre burrave që i thanë stop provokimit të presidentit Vuçiç.

E teksa Ministri i Mbrojtjes së Serbisë deklaroi sot se ushtria është e gatshme të ndëhyjë nëse kërkohet nga Vuçiç, Prof. Asoc. Dr. Maloku jep këtë koment:

Maloku: Nuk e shoh si kërcënim. Në Kosovë janë forcat e NATO-s akoma.Është policia jonë. Ishte sërish provokim, serbët janë të prirur për të tilla provokime. Ata e kanë fituar raundin diplomatik se ne u treguam mikpritës që të lejojmë presidentin serb të vizitojë Kosovën por doli që axhenda e Vuçiç ishte tjetër jo e një kortezie diplomatike. Përfundimisht Serbia me vizitën e sotme të Vuçiç tregoi se nuk është e interesuar as për demokraci por për territorin e pjesës veriore ku janë katër komuna me shumicë serbe.

Deklarata e Vuçiç për mosnjohje të Kosovës
Siguria e tij të thotë këtë fjali bazohet në situatën aktuale që është në rajon, kontinent por edhe në nivele globale. Kjo zbeh simpatinë ndaj bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti SHBA. Por kam shpresë dhe besoj që SHBA dhe politika e jashtme, DASH dhe Kongresi Amerikan nuk do të lejojnë copëtimin e Kosovës.

Marrëveshja Kosovë-Serbi
Nuk e besoj në faza aftshkurta sepse akoma janë plagë të freskëta. Politika kosovare duhet të jetë shumë më korente me veprimet që bën shteti shqiptar. Përshëndes deklaratën e Metës, Kryeministri nuk u prononcua. Është një politikë që duhet të jetë e kordinuar mes Tiranës dhe Prishtinës, vetëm kështu mund të shkojmë përpara dhe të ruajmë sovranitetin.
Ideja për korrigjim të kufijve.

Inisitiativa e Thaçit është e pakuptueshme.Gjithë këtë konfuzion e ka bërë në mënyrë jo kompetente. Ideja e korigjimit të kufijve ka qenë e pakordinuar, e pakuptueshme dhe si e tillë ka shkaktuar këtë konfuzion.Kjo sjell pasoja sepse jetojmë në një ambjent shumë të ndjeshëm ndaj këtyre termave dhe ideja e korrigjimit nuk e ka kohën tani

.Diplomacia kosovare në “gjumë”

Diplomacia kosovare është në gjumë dogmatik, ka vite që kanë ngecur njohjet.Shumë pak kemi njohje që kanë ardhur si rezultat i ofensivës diplomatike nga ana jonë.Jemi demokraci akoma fëminore. Kërkoj ndihmë publikisht dhe nga diplomacia shqiptare dhe nuk dyshoj që e bëjnë pa marrë parasysh se kush është në pushtet.

Kemi një diplomaci që nuk e ka të qartë dhe pret akoma prej miqve tanë instruksione, nuk bëjnë plane, projekte dhe oferta që do të shtynin përpara si axhenda para miqve ndërkombëtarë por janë të prirur të presin iniciativa sidomos prej diplomacisë amerikane.Kosova është një çështje e mbyllur dhe amerikanët nuk kanë kohë të merren më me ne. Ne duhet të rritemi dhe të kalojmë këtë fazën e adoleshencës, të marrim inisiativa dhe të shkojmë përpara.

Artikulli paraprakPO SHKONTE NË SHTËPI, GJARPRI I HIDHET NGA PEMA DHE E PICKON NË KOKË
Artikulli tjetërSHEMBET STADIUMI NGA DYNDJA E TIFOZËVE, NJE I VDEKUR 37 TE PLAGOSUR