“Me një aksion në të gjithë vendin, brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, do të lirohen territoret e zaptuara nga ngrehinat dhe aktivitete gjithëfarësh brenda spitaleve publike”.

Deklarata u bë sot nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Duke e konsideruar këtë, si një hap të parë për rimëkëmbjen e shërbimit spitalor, Manastirliu tha: “Kthim pas nuk do të ketë! ‘Pushtimi’ mbi 25 vjeçar i spitaleve dhe qendrave shëndetësore do të marrë fund një herë e mirë dhe qytetarët shqiptarë, kudo ku ata e marrin shërbimin, do të trajtohen në mjedise të denja”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpalli gjithashtu hapjen e konkursit publik për përzgjedhjen e 17 drejtuesve të rinj të spitaleve Universitare dhe Rajonale, me të cilët do të vihet në zbatim plani i veprimit për transformimin e kujdesit shëndetësor.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE