Manchester City pasi ka shkatërruar skuadrën e Brighton ka mbrojtur titullin kampion me 98 pikë. Plotë 38 javë u deshën që të vërtetonin edhe një herë se City i Pep Guardiolës është i pathyeshëm.

Në avantazh të parët kanë kaluar djemtë e Brighton me një gol të shënuar në minutën e 27′ nga këmbët e Murray.

Por avantazhi nuk zgjati shumë pasi në minutën e 28′ Sergio Aguerro barazoi shifrat 1-1. City nuk u ndal me kaq. Në minutën e 38′ Laporte dyfishoi rezultatin duke i çuar shifrat në 1-2 . Pjesa e parë u mbyll pikërisht me këtë rezultat.

Me fillimin e pjesës së dytë, ishin përsëri djemtë e Pep Guardiolës, ku në minutën e 64′ shifrat shkuan në 1-3 nga Riyad Mahrez. Goleada për Manchester Cityn vijoj nga Ilkay Gundogan që i dërgoi shifrat në 1-4 në minutën e 72’. goli i tij vulosi edhe rezultatin final dhe shpalli Cityn Kampion.

Kështu, City e fiton titullin e Premielrigës për herë të dytë me radhë, të gjashtin në histori, me 98 pikë, duke lënë prapa Liverpoolin me 97 pikë. City e mbylli sezonin me 32 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje, ku kanë shënuar 95 gola, teksa ka pësuar 23 në sezonin 2018/19 në Premierligë.

Pas këtij triumfi, City do të kërkojë trofeun e tretë atë të FA Cup që do të luaj më 19 maj kundër Watfordit.

Artikulli paraprakNË PRITJE TË FESTIVALIT, PREZANTOHET POSTERI ZYRTAR I KANËS
Artikulli tjetërMETA-PENDAROVSKI: BASHKË NË SYNIMIN E INTEGRIMIT EUROPIAN