PIKETOHEN RONALDO OSE BALE. NJWRI DREJT KAMPIONATIT ANGLEZ.Manchester United pritet të jetë një nga skuadrat më aktive në merkaton e transferimeve. Pas refuzimit që i bëri presidenti Fiorentino Perez, një oferte prej 100 milion sterlinash për Gareth Bale, United këto para mund t’i shpenzojë për të afruar në skuadër, elementë të tjerë.

Dëshira e parë e trajnerit Luis Van Gaal është Kevin Strootman, por Roma nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin edhe për 75 milionë euro. Një tjetër objektiv për të përforcuar skuadrën, mbi të gjitha mbrojtjen, është Mats Hummels. Pengesa e vetme në këtë transferim është se Bundesliga starton më 31 janar, ditë në të cilën mbyllet merkato.Lajmi më i bujshëm, por edhe më i komplikuar, vjen nga “The Sun”: Drejtuesit e United po shqyrtojnë mundësinë për një rikthim të Ronaldos në Angli. Oferta që “djajtë e kuq” kanë gati është mbi 100 milionë euro, por nëse Perez i ka thënë jo për  G.Bale, për Ronaldon përgjigjia do jetë më “JO” të madhe.Me valixhet në duar është danezi Adreson Lindegaard, i cili pritet të zëvendësohet nga Victor Valdes, por kujdes nga De Gea. Portjeri spanjoll ka në zemër Realin dhe për sa kohë në vallë janë Madrilenët, asnjë nuk është i sigurt.