SWANSEA FITON 2-1 , ADNAN JANUZAJ NUK ZHGËNJEN
Trajneri i ri i Manchester United-it, Louis Van Gaal e ka nisur me humbje aventurën në krye të “Djajve të Kuq”. Sëansea ia ka treguar dhembet United-it duke e mundur midis “Old Trafford-it” me rezultat 1-2, në ndeshjen e hapjes së sezonit të ri të Premier League-s.

Talenti shqiptar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj në këtë ndeshje është inkuadruar në lojë në minutën e 24-të, duke treguar performancë mjaft të mirë, edhe pse skuadra e tij pësoi disfatë. Sung-Yueng Ki pas 28-të minutave lojë heshti “Old Trafford-in”, duke e kaluar Sëansean në epërsi prej 0-1. Më epërsinë e mysafirëve skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë të lojës, futbollistët e United-it vazhdimisht e kërkuan golin e barazimit të cilën e gjetën përmes Ëayne Rooneyt (53), i cili shënoi në gërshërë. Nikoqirët pas barazimit vazhduan dominimin në terren, duke rrezikuar disa herë portën e mysafirëve, por ishin pikërisht mysafirët që më anë të Gylfi Sigurdsson shënuan golin e dytë dhe të fitores për Sëansean. United më të gjitha forcat sulmoi në finish të ndeshjes, duke rrezikuar portën kundërshtare seriozisht përmes Rooney-t dhe Januzajt, por sa për të gjetur golin e barazimit.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/eJtJJJZE3qI?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]