Një shtetas maqedonas i cili pretendonte se ishte marrë peng nga dy persona është liruar ditën e sotme nga Policia. Forca të shumta policie kanë rrethuar një banesë në kodrat e Farkës.

Shtetasi maqedonas pretenndon se u mor peng nga dy persona për një shumë prej 25 mijë euro.

Gjatë aksionit një nga personat mundi të largohej. Ndërkohë që shtetasi i marrë peng pasi u lirua u dërgua edhe njëherë pranë vendngjarjes për të ndërtuar skenën e pengmarrjes.

Sipas informacioneve paraprake shtetasi maqedonas ishte në një makinë me dy persona të tjerë kur i është vënë pistoleta në kokë duke i kërkuar edhe shumën.

Një nga personat pengmarrës thuhet se është me precedent penal.

Artikulli paraprakBASHA EMËRON PIRO AHMETAJN KËSHILLTAR PËR SIGURINË KOMBËTARE
Artikulli tjetërU ARRESTUAN PËR FAVORIZIM TË NDËRTIMEVE PA LEJE, GJYKATA LIRON 3 PUNONJËSIT E IKMT-SË