Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, dhe kreu i lëvizjes Besa, Bilal Kasami, kanë arritur marrëveshje për votat “pro” të dy deputetëve të Lëvizjes Besa, për ndryshimet kushtetuese.

Sipas marrëveshjes, është pranuar ligji kushtetues për nënshtetësinë, e cila do të jetë “maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, me të cilin do të shpjegohet etnia dhe do të konfirmohet në të gjitha ligjet që është e nevojshme.

Gjithashtu është pranuar propozimi për amendamentin 36 me të cilin konfirmohet se shteti në mënyrë të barabartë do të kujdeset për diasporën e qytetarëve të saj. Element shtesë në letërnjoftime do të jetë edhe përkatësia etnike e qytetarëve.

PUBLICITET