Pjesëmarrja në referendumin për emrin kushtetues të Maqedonisë ka qenë relativisht e ulët.

Nga të dhënat e fundit të komunikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, deri në orën 17:00 ka votuar vetëm 28.83 për qind e popullsisë, kuotë që e përkthyer në shifra i bie 455 mijë qytetarë nga mbi 1 milion e 800 mijë me të drejtë vote.

Në mënyrë që referendumi të konsiderohet i vlefshëm duhet që në procesin e votimit të kenë marrë pjesë mbi 50 për qind e qytetarëve. Qendrat zgjedhore mbyllen në orën 19. Procesi i votimit monitorohet nga rreth 12 mijë vëzhgues vendas dhe 493 të huaj.

Deri në orët e pasdites gjithçka ka kaluar qetë dhe pa incidente. Komunat me numrin më të lartë të votuesve kanë qenë ajo e Sarajit, ajo e Qendrës dhe e Karposhti.

Në komunat me shumicë shqiptare pjesëmarrja ka qenë lehtësisht më e ulët. Deri në orën 15, pjesëmarrja në proces ka qenë 36% në Tetovë, 20 për qind në Gostivar, 22 për qind në Kumanovë dhe 20 për qind në Strugë.