Qeveria e Maqedonisë ka miratuar nismën për ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut me tetë vota të deputetëve të opozitës.

Pas votimit të djeshëm, VMRO DPMNE ka zhvilluar një mbledhje urgjente ku edhe ka vendosur përjashtimin e shtatë deputetëve të saj: Vlladanka Aviroviq, Sashe Vasilevski, Elizabeta Kançevska-MIlevska,

Kërste Mukovski, Emilija Aleksandrova, Ljuben Arnaudov, Nola Ismailovska. Pjesë e votës pro ishte edhe Zeqir Rançilloviq, i cili ishte pjesë e koalicionit.

Në një deklaratë për shtyp, kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, u shpreh se deputetët që votuan pro kanë zhgënjyer qytetarët dhe partinë me votën e tyre.

Dua të shpreh falënderim ndaj deputetëve që nuk u përkulën kundrejt kërcënimeve dhe shantazheve. Dita kur duhej të votoheneshin këto ndryshime u shndërrua në gjah ndaj deputetëve.

Deputetë që votuan pro ndryshimeve, unë si person nuk mund t’i arsyetoj, ata ndoshta kishin qëllimet e tyre, por unë nuk mund t’i arsyetoj.

Artikulli paraprakMILIONAT NGA GREQIA PËR PORTALET SHQIPTARE, IDRIZI: JEMI NË EMERGJENCË KOMBËTARE
Artikulli tjetërHARROJENI MOTIN E MIRË, PAS FUNDJAVËS NË VEND NISIN RESHJET E SHIUT