Diego Maradona beson se Kampionati Botëror 2018 mund të jetë ende turneu i yllit të Argjentinës, Lionel Messi.

Argjentina vuajti të kualifikohej në 1/8 finale të Botërorit të Rusisë, duke marrë një fitore dramatike 2-1 ndaj Nigerisë, për të fituar vendin e dytë në Grupin D, me fitoren e parë të turneut.

Nën presionin për të fituar një trofe të parë të lartë me Argjentinën, leo Messi hapi llogarinë e tij të golave në “Rusia 2018” me një goditje të stilit të lartë.

Maradona, një ish-futbollist i madh i Argjentinës, që fitoi Kupën e Botës 1986, mendon se ky Botëror mund të jetë ende i Messit, pasi kombëtarja e tij do të përballet sot me Francën, në 1/8 finale.

Po, natyrisht, mund të jetë, – tha ai për “Marca”, kur u pyet nëse mund të ishte ende turneu i Messit. – Ky është vetëm fillimi. Tani fillon dhe luhet Botërori i vërtetë”.

Maradona shtoi: “Askush nuk mund të tërhiqet më, ekipet duhet të sulmojnë, nëse jo, më së shumti do të shkoni te penalltitë”.

57-vjeçari tha se do të donte ta shihte Argjentinën të takohej me Spanjën, ku ai luajti futboll në rang klubi, me Barcelonën dhe Sevilla:

Uroj që t’iu jepet mundësia të përballen në këtë Botëror. Jam me shpresë se Argjentina do të përparojë në këtë turne, por ka ende një rrugë të gjatë për të përshkuar.

Unë kam shumë respekt për Francën. Edhe Spanja nuk do ta ketë të lehtë kundër Rusisë. Tani është koha kur të gjithë lojtarët i vënë plotësisht në punë motorët e tyre.

Endrra e tyre është të fitojnë Kupën e Botës dhe tani duhet ta provojnë.