“Arrest me burg: ka dhënë gjykata e shkallës së parë për 12 të arrestuarit e operacionit “Maranaj”.

Të dyshuar për dhënie huaje në mënyrë të jashtëligjshme asnjë prej të arrestuarve nuk u lirua në një seancë maratonë që zgjati për afro 9 orë me radhë në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër.

Menjëherë pas rikonfirmimit të vendimit të mëparshëm që gjykata e mori në mungesë për 12 të arrestuarit, familjarët e tyre nuk u pajtuan me këtë vendim duke reaguar përpara gjykatës.

Pjesa më e madhe e personave të arrestuar por edhe avokatët mbrojtës të tyre kanë deklaruar në sallën e gjyqit se ata kanë i kanë dhënë para hua me përqindje ose me fajde djemve të ish-prefektit Paulin Radovani por ia kanë dhënë për t’i ndihmuar ata për shkak të marrëdhënieve shoqërore, miqësore dhe ka prej atyre që kanë patur marrëdhënie edhe familjare.

Të arrestuarit kanë deklaruar se kanë qenë vetë djemtë e ish-prefektit që i kanë kërkuar para duke i thënë se do t’ia kthenin sërish mbrapsht nisur nga biznesi që kishin.

Sipas prokurorisë por edhe të arrestuarve ish-prefekti ka regjistruar bisedat telefonike dhe ambjentale tek fabrika e tij vetëm me këta persona që më pas janë arrestuar dhe jo me të tjerë që po ashtu djemtë e Radovanit i kanë borxhe apo fajde.

Asnjë prej të arrestuarve nuk kanë pranuar se e kanë kërcënuar ish-prefektin Radovani apo djemtë e tij por janë shprehur se vetëm i kanë ndihmuar brenda mundësive që kanë patur, madje disa kanë pretenduar se kanë menduar të shesin shtëpinë apo pronat për t’i ardhur në ndihmë.

Tashmë pas vendimit “arrest me burg” për 12 të arrestuarit pritet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i gjykatës së apelit në Shkodër.

Artikulli paraprakVARREZAT E DËSHMORËVE, RIKTHEHET DJEGIA E MBETURINAVE
Artikulli tjetërSHKODËR, FESTIVALI I SHAHUT “ÇESK JUBANI”