Mariah Carey ka konfirmuar atë që flitej gjithë këto kohë për jetën e saj private.

Kërcimtari i saj, Bryan Tanaka është i dashuri i saj i ri. Këngëtarja ka qenë pranë Bryan që në 2016, vetëm pak kohë pasi u nda nga i fejuari i saj, miliarderi James Packer. Nuk dihet nëse lidhja e tyre ka nisur që atëherë, por tani ajo e ka konfirmuar zyrtarisht në një intervistë për AP, kur e përshkruan Bryan si ‘të dashurin’ e saj. “Unë nuk dua të flas për jetën time personale, sepse kjo është ajo që kam bërë gjtihmonë dhe ka funksionuar. Unë thjesht nuk ndihem rehat kur flas për jetën private. Unë dhe i dashuri im nuk e duam këtë gjë,” – ka thënë 46-vjeçarja. Edhe pse nuk preferon të flasin për jetën e saj private, këtë lajm e ka bërë të ditur edhe me foton e saj në Instagram, ku pozon në një xhakuzi me të dashurin e saj për Shën Valentin.

Artikulli paraprakKONGRESISTËT AMERIKANË: PARTNERITETI DO TË VAZHDOJË MES SHBA-SË DHE KOSOVËS
Artikulli tjetërKORABI-VLLAZNIA, MBYLLET PJESA E PARË 0 – 1