E ardhmja e Mario Balotellit mbetet akoma në dyshim. Pasi dështoi për të firmosur me Marseille, sulmuesi italian është rikthyer tek klubi që mbylli sezonin e shkuar, Nantes.

 

Por sipas asaj që shkruajnë mediat italiane “SuperMario” nuk është i gëzuar tek “kanarinat” dhe ka nisur bisedimet për një klub ku mund të vijoj karrierën.

 

Duke iu referuar këtyre burime, skuadra e cila i ka ofruar sëfundmi një vend në ekipin e tyre është Parma. Lajmi është konfirmuar nga vetë drejtori sportiv i Parmës, që për “ParmaLive” ka deklaruar:

 

“Jam takuar me agjentët e disa lojtarëve përfshirë atë të Balotellit. Ai është një lojtar i cili nuk është lehtë ta transferoni, ne po ashtu duhet të jemi të kujdesshëm me buxhetin.”-tha mes të tjerash Daniele Faggiano.