BANORËT: E PAFALSHME, KËRKOJMË QË TË MERREN MASA PËR NISJEN E MËSIMIT. Mos hapja e shkollës ‘Mar Lula” që nga momenti i ndërtimit të saj ka nxjerrë në një protest me dhjetra banorë të asaj lagje fëmijet e të cilëve detyrohen që të bëjnë kilometra për të shkuar në shkolla të tjera.

Banorët janë të irrituar dhe tashmë kërkojnë që të merren masa që shkolla të hapet sa më shpejt pa përzier në mes politikën.Shkolla “Mar Lula” të paktën nga deklarimet zyrtare të bëra në “Star Plus” ditë më parë nuk është hapur ende sepse ka problem me gjetjen e stafit të mësuesve, mënyrës se si do të funksionojë ajo shkollë e po ashtu është një projekt i bankës botërore. Drejtorja rajonale e arsimit Afërdita Haka kishte edhe një takim me kryebashkiakun Lorenc Luka. Që pas atij takimi pritej hapja e shkollës gjë e cila nuk ndodhi duke sjellë këtë protest të banorëve.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/6ZQis3dbP8I” frameborder=”0″ allowfullscreen ]