Kryeprokurorja e përgjithshme Arta Marku nga Shkodra deklaroi se prokuroria është sulmuar nga politika. Këtë e la të kuptohej kur tha gjatë analizës vjetore në prokurorin e rrethit dhe asaj të apelit në Shkodër kur deklaroi se prokuroria ka qenë në qendër të debateve dhe konflikteve politike

Kryeprokurores Marku i ktheu përgjigje deputeti i dorëhequr i PD Flamur Noka, i gjendur sot në Shkodër duke ftuar bizneset për protestën e opozitës me 16 mars duke e quajtur Markun si prokurore politike.

Duke iu drejtuar prokurorëve të Shkodrës kryeprokurorja Marku tha se si shkak i Vettingut ka qenë një vit i vështirë por Vettingun nuk duhet ta shohin si ndëshkim ndërsa kërkoi që prokuroria e Shkodrës të përmirësojë punën e saj dhe të jetë e pavarur

Pas fjalës së kryeprokurores Marku analiza vjetore në prokurorinë e Shkodrës vijoi me dyer të mbyllura duke qëndruar për mbi dy orë. Javën e kaluar pritet që të hapet gara për rikandidimin për kryeprokuror të përgjithshëm por Arta Marku nuk tha nëse do të rikandidojë apo jo.