Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku shpreh shqetësimin e thellë për sulmin ndaj familjarëve të gazetares Klodian Lala mëngjesin e datës 30 gusht.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, kryeprokurorja nxit dhe mbështet plotësisht hetimin transparent për të vënë përpara drejtësisë autorët e sulmit.

“Prokuroria e Përgjithshme rithekson angazhimin për të venë në dispozicion burime njerëzore dhe infrastrukturore për të garantuar punën e Prokurorisë së Tiranës.

Zonja Marku çmon punën e gazetares Lala dhe trupës së gazetarëve që përballen me vështirësi dhe rreziqe në kërkim, zbardhje dhe raportim të së vërtetës”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakCHAMPIONS LEAGUE,HIDHET SHORTI I GRUPEVE
Artikulli tjetërBE DËNON SULMIN NDAJ GAZETARES KLODIANA LALA