Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë të mira dhe të dyja vendet kanë vullnet për zgjidhjen e çështjeve në rrugë europiane.

Kështu kanë lënë të kuptohet dy ministrat e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, i cili po viziton Tiranën.Në konferencën e përbashkët për shtyp, ministri Bushati ka deklaruar se, është diskutuar për një sërë çështjesh, që variojnë nga ato që e kanë origjinën tek Lufta II Botërore e deri tek ato aktuale dhe që i përkasin së ardhmes europiane të përbashkët. Edhe Kotzias, nga ana e tij, ka shprehur gatishmërinë e Athinës që të zgjidhim bashkarisht problemet dhe të ecim më tutje.  Ai ka shtuar se, Greqia e do Shqipërinë në BE dhe do të jetë përkrah saj për çdo gjë që do t’i nevojitet drejt BE-së”. Më tej dy ministrat u janë përgjigjur pyetjeve të mediave. 

Artikulli paraprakPLANIFIKONTE SULME TERRORISTE NË FRANCË, ARRESTOHET
Artikulli tjetërÇINARI: FAQJA E ZEZË PËR ATA QË NA ULËN PAGËN NE AKTORËVE