Një javë pasi në parlamentin maqedonas u votua zyrtarisht ndryshimi i emrit të ri të Maqedonisë, në Greqi ky lajm ka ngjallur sërish reagim dhe protesta.

Rreth 100 mijë qytetarë raportojnë mediat grekekanë dalë sot në sheshin Syntagma para Parlamentit për të protestuar kundër emrit të ri.

Me pankartat: Maqedonia është Greqi, qytetarët grekë kundërshtojnë sot emrin e ri të Maqedonisë, që është Republika e Maqedonisë së Veriut. Protestuesit kundërshtojnë Marrëveshjen e Prespës dhe thonë se kjo marrëveshje është tradhti ndaj popullit grek.

Në protestë janë mbi 2 mijë policë. Për të neutralizuar turmën e njerëzve, policia ka përdorur gaz lotsjellës.

Protesta e grekëve vjen pas marrëveshjes që u arrit mes Tsipras dhe Zaev. Ata nënshkruan një marrëveshje që u firmos në brigjet e liqenit të Prespës. Kjo marrëveshje, jep mundësi për të zgjidhur konfliktet shumëvjeçare mes Greqisë dhe Maqedonisë, për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Pas kësaj marrëveshje, Maqedonia quhet tashmë “Republika e Maqedonisë së Veriut.