Famullia e Shën Shtjefnit në Shkodër ka organizuar koncertin festiv “Martirët dhe Pavarësia”, aktivitet ky që u zhvillua në sallën Kardinal Mikel Koliqi.

Ky koncert festiv në famullinë “Shën Shtjefni” në Shkodër përveç Pavarësisë pati për qëllim të tregojë edhe kontributin e madh që dhanë martirët e Kishës Katolike në momente të ndryshme historike.

Gjatë koncertit në famullinë “Shën Shtjefni” performuan aktorët Merita Smaja dhe Jozef Shiroka bashkë me këngëtarët Bigj Alija dhe Orjeta Kelaj nën drejtimin e maestro Lukë Mllugja.