Piktor, mjek, ambasador, gjeneral, akademik, artistë, femrat e botës së artit, prapaskena atelieje, teatri i fotografuar nga tabloja e gjallë, klishe sentimentale kanë ardhur në ekspozitën e sjellë nga kuratori francez Michel Poivert në muzeun kombëtar Marubi.

Fotografitë e shekullit të XIX të Paul Nadar janë jeta pariziene në vitet 1900 të cilat u përmblodhën në 69 imazhe në ekspozitën e quajtur “Mes rregullave dhe Tekave”, fotografi këto të ruajtura në arkivat e ministrisë së kulturës në Francë dhe që profesionalisht janë identike me ato të Marubit.

Kuratori Poivert tregon se çfarë e shtyu Paul Nadar, djalin e Felix Nadar që të fiksonte imazhet e botës së teatrit dhe politikës.

“Arkivat e Paul Nadar ruhen në Ministrinë e Kulturës në Francë dhe në fakt janë arkiva që ngjajnë shumë me ato të Marubit.

Janë arkivat e një prej studiove më të mëdha në Paris. Tregon shoqërinë franceze rreth viteve 1900. Ju do zbuloni botën e spektalit parizien sepse Paul Nadar ishte i dashuruar me një aktore gjë e cila nuk i pëlqente aspak të atit.

Në fakt është e rëndësishme sepse ai e ka ribërë gjithë botën e portretit pasi ishte i frymëzuar nga gjithë dashuria që kishte për botën e spektaklit. Është fotografi i parë që doli nga studioja e tij dhe shkoi drejt botës së teatrit.

Është një ekspozitë estetike dhe historike me arkiva që ne donim t’i tregonim për cilësinë e tyre arkivore. Do shikoni foto të thyera por qëllimi është që të shihni pikërisht plagët e historisë”.

Laure Veron, përfaqësuese e muzeut Zhë De Pam në Paris thotë se fotografitë e Paul Nadar ende ngjallin entuziazëm dhe janë objekt diskutimesh.

“Për ne është një nder që prezantojmë ekspozitën fotografike tek marubi. Qëllimi ynë është të përhapim sa më shumë vlerat e fotografive dhe koleksioneve dhe të gjitha imazhet e arkivave të ministrisë së kulturës në Francë.

Për këtë ne bëjmë qarkullimin e këtyre ekspozitave nepërmjet partneriteteve si në këtë rast me Marubin.

Paul Nadar ende ngjall një entuziazëm të madh dhe është objekt i diskutimeve të shumta dhe ne mbështetemi në kërkimet e Michel Poivert i cili është një personalitet në Francë në fushën e historisë dhe kërkimeve fotografike.

Kjo ekspozitë nxjerr në pah figurën e djalit të Nadarit dhe lejon që të zbulojë të gjithë ecurinë e këtij koleksioni në bashkëpunim me muzeun Marubi”.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e pranishme në Shkodër në ekspozitën “Mes rregullave dhe Tekave” arti dhe kultura shqiptare me atë franceze kanë ecur bashkë ndryshe nga politika.

Për drejtorin e muzeut kombëtar Marubi Luçjan Bedeni kjo ekspozitë është një ëndërr e bërë realitet.

Për shumë kohë fotografitë e djalit të Nadar, Paul Nadar nuk u vlerësuan por sot ato imazhe kanë një rëndësi të veçantë dhe tregojnë se në atë kohë kuptoi epokën ku jetonte. Nadar është studioja më e rëndësishme në Europë deri në gjysmën e shekullit të XX.

Arkivat e tyre u blenë nga shteti francez në vitin 1950 dhe numërojnë 120 mijë negativë në xham duke patur një parelelizëm me historinë e dinastisë Marubi si nga risitë teknologjike dhe tregtare por edhe ndërtimin e kujtesës pamore.

Artikulli paraprakPRESIDENTI META KTHEN SËRISH NË KUVEND LIGJIN PËR TEATRIN KOMBËTAR
Artikulli tjetërSHKODËR, VIJON AKSIONI PËR LIRIMIN E HAPËSIRAVE