Muzu kombëtar i fotografisë “Marubi” ka pritur në një bisedë drejtoren e atelierit të restaurimeve të fotografisë në Paris të Francës Anne Cartier Bresson e cila erdhi si e ftuar për të diskutuar mbi temën “Historia e Fotografisë dhe Metodat e Konservimit”

“Jam përpjekur që në bisedën timë të shtjelloj më tej këtë paralelizëm mes fotografisë në Francë dhe Marubëve në Shkodër sidomos në lidhje me profesionin tim që është restaurimi dhe konservimi i fotografisë.

Është një takim i rëndësishëm ky sepse biseda e sotme u përqëndrua mbi studimin e fotografisë jo vetëm për konservimin por edhe aspektet historike.

Nuk folëm vetëm për imazhin por edhe objektin fotografik dhe për përcaktimin e objektit fotografik në kohë.

Sot kemi një njohje tjetër të fotografisë dhe për këtë ne duhet të dimë teknikat e vjetra në mënyrë që të punojmë me arkivat e fotografisë për restaurimin dhe konservimin e tyre.

Pra duhet të thellohemi në materialitetin fotografisë dhe ta njohim imazhin edhe me metodat e kohës në mënyrë që ta konsvervojmë më pas.

Është njësoj si me pikturat ku ne nuk mund t’i restaurojmë nëse nuk njohim teknikat dhe nuk njohim artin e kohës kur ato janë bërë”.

Drejtori i muzeut kombëtar “Marubi”, Luçian Bedeni tha se institucioni që ai drejton ka shumë nevojë për konservimin dhe restaurimin e fotografisë ndërsa vlerësoi figurën e Anne Cartier Bresson.

Drejtorja e restaurimit të fotografisë në Paris përafroi historinë e fotografisë të Francës me kohën e dinastisë Marubi në Shkodër duke thënë se teknikat që përdoreshin atëherë ishin thuajse identike.

Artikulli paraprakLEZHË, FESTIVALI FOLKLORIK TIPOLOGJIK KOMBËTAR
Artikulli tjetërCEREMONIA E DIPLOMIMIT TË STUDENTËVE TË SHKODRËS