Shkodra do të mirëpresë edicionin e dytë të “Muzeu i Stilit Etno Vibe” i organizuar nga qendra “Ti Instite” që do vijë tek muzeu kombëtar “Marubi”.

Katër stilistë të ndryshëm do të sjellin secili nga 10 veshje me burim nga etnografia e pasur shqiptare e pasqyruar në veshjet e personazheve të fotografuar nga Marubët dhe e përpunuar nga stilistët e rinj të frymëzuar.

Tradita, stili, koha e kaluar dhe e tashme do të vijnë në pedonalen që mban emrin e të madhit Kolë Idromeno, një martesë kulturore kjo jo e rastësishme.

Drejtori i fototekës kombëtare Marubi tregon përse është e rëndësishme kjo lloj ekspozite me veshjet nga etnografia shqiptare.

Ky aktivitet vjen në kuadër të dutës kombëtare të trashëgimisë kulturore nga qendra “Ti Instite” në bashkëpunim me ministrinë e kulturës.

Pas Tiranës Shkodra bëhet qyteti i dytë që mirëpret “Muzeun e Stilit Etno Vibe”, një event që rikthen Shkodrën e bukur që nuk duhet humbur.