KATËR TË VRARË DHE NJË I PLAGOSUR, POLICIA ARRESTON AUTORIN E SULMIT. Katër të vrarë dhe një i plagosur, ky është bilanci i një sulmi me armë në Pallatin e Drejtësisë në Milano.

Sipas mediave italiane janë dëgjuar katër ose pesë të shtëna armësh.  Të shtënat janë dëgjuar nga persona të shumtë të pranishëm në korridoret e ndërtesës. Personi që ka hapur zjarr Claudio Giardiello, sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”, ndodhej në ambjentet e gjykatës. Ai është një shtetas italian i akuzuar për krime ekonomike.  Sipas rrëfimeve të avokatëve të pranishëm në sallën e gjyqit, personi në fjalë ka hapur zjarr pasi avokati i tij mbrojtës ka hequr dorë nga mandati.  Ai ka qëlluar fillimisht një dëshmitar dhe më pas dy persona të ulur në stolat në dispozicion të publikut. Sipas “Corriere della Sera”, më pas autori është larguar me shpejtësi. 

Artikulli paraprakROMËT: NUK KEMI AS BUKËN E GOJËS
Artikulli tjetërZJARRI SHKRUMBON STALLËN E BAGËTIVE NË FIERZË