Xhelozia e bashkëshortit nga Rusia bëri që gruaja të vdiste në mënyrën më mizore të mundshme. Ai e vrau ndërkohë që fëmijët po flisnin gjumë dhe më pas e futi në pjesën e mbrapme të makinës për tre javë duke u thënë të tjerëve se kishin shkuar me pushime.

Dmitry Efremov, 26 vjeç u tha miqve dhe të afërmve se ai me gruan Galina kanë shkuar me pushime në Turqi.

Ai veproi si në jetë normale duke tërhequr trupin e gruas ndërkohë që ngiste kaminonin e tij, të cilin e përdorte kur punonte si korrier.

Djalin e tyre dy vjeç e çoi tek prindërit e Galinës. Efremov e kishte mbytur gruan me një kabllo elektrike. Kur miqtë e të afërmit filluan dyshimet pasi nuk kishin dëgjuar nga Galina gjatë pushimeve në Turqi, ai shpiku justifikime të tjera.

Miqtë e çiftit e përshkruanin bashkëshortin si ‘perfekt’ dhe nuk ia merrte mendja se do vriste në këtë mënyrë dashurinë e jetës së tij.

E vërteta u zbuluar kur fqinjët nuhatën që vinte nga trupi i pajetë i Galinës që vazhdonte të qëndronte në makinë. Kur mbërriti policia, zbuloi që kablloja elektrike ishte ende rreth qafës së saj.