Masakra njerëzore në Ghouta-n lindore, pranë kryeqyteti sirian Dammask, rrezikon të ketë të njëjtin fund me Aleppo-n. Rreth 700 civilë janë vrarë si pasojë e bombardimeve në 10 ditët e fundit, më shumë se 200 prej tyre janë fëmijë.

Fatkeqësisht bilanci i viktimave pritet të jetë edhe më i rëndë, pasi sulmet ajrore nga forcat qeveritare dhe aleatët e tyre rusë nuk janë ndalur për asnjë moment.

Të ashtuquajturit korridorë humanitarë që lihen për largimin e popullsisë nga zonat e luftës, bombardohen nga terroristët, duke e shndërruar Ghouta-n në një ferr të vërtetë për civilët. Zyrtarët për të drejtat e njeriut në OKB, kanë kërkuar që Siria të hetohet për në Gjykatën ndërkombëtare për krim kundër njerëzimit.

Artikulli paraprakDËBORA, VIJOJNË TË BLLOKUARA DISA ZONA NË TË GJITHË VENDIN
Artikulli tjetërAJRI I NDOTUR NË BALLKAN, PROBLEMI ME PËRMASA ALARMUESE