SOKOL PERMARKAJ U ARRESTUA NË GREQI, AUTOR I VRASJES PARA DY VITESH.Një 36 vjeçar i shumëkërkuar nga autoritetet shqiptare dhe i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Pukës, është ekstraduar sot nga Greqia për në Shqipëri.

I ekstraduari është Sokol Permarkaj, vjeç 36,lindur në Pukë dhe banues në Tiranë.Permarkaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi, Gjykata e Pukës, e ka dënuar atë me burgim të përjetshëm për veprën penale të “vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim.36 vjeçari së bashku me vëllanë e tij Anton Permarkaj, janë arrestuar në shtator të 2014 nga ana e policisë helene, pasi kërkoheshin prej dy vitesh nga drejtësia shqiptare. Kjo pasi dy vellezërit së bashku më vëllanë tjetër, Bardhokun dhe djalin e xhaxhait Franin akuzohen si autorë të masakrës së Qafë-Qielzës në Pukë, ngjarje e ndodhur dy vitë më parë.Anëtarët e fisit Përmarkaj pas një sërë konfliktesh verbale për motive pronësie, mesditën e 29 qershorit në fshatin Merdhac të Pukës kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një mikrobuzi ku ndodheshin disa pjesëtarë të fisit Markaj. Breshëritë e plumbave u morën jetën vëllezërve, Paulin e Hilë Markaj. Plumbat nuk kursyen as bashkëshortet e dy vellezërve, Tone dhe Angjelina Markaj, të cilat mbeten të plagosura si dhe nipin e tyre i cili gjithashtu mbeti i plagosur.Ndërsa dy vite pas kësaj masakre Gjykata e Pukës dënoi në mungesë më burgim të përjetshëm, vellezërit Anton e Sokol Përmarkaj, ndërsa më 23 vite burg vëllanë e tyre, Bardhukun dhe me 23 vite djalin e xhaxhait Fran Përmarkaj. 

Artikulli paraprakÇMIMI I ENERGJISË, NGROHJA TASHMË ME DRU
Artikulli tjetërBUSHAT, ZJARRI SHKRUMBON BANESËN