Arrest me burg 30 ditor për Ervis Martinajn dhe burg pa afat për Eljo Haton janë masat e sigurisë të marra nga Gjykata e Tiranës, për ty të arrestuarit pas masakrës mbrëmjen e të enjtes në ish-bllok.

Një seancë e pazakontë ka qenë ajo e zhvilluar këtë të diel, e ndarë në dy pjesë, te një spital privat dhe te Spitali i Traumës në kryeqytet, ndaj Ervis Martinajt dhe Eljo Hatos, pas përleshjes me armë zjarri në zonën e ish-bllokut, për caktimin e masës së sigurisë.

Gjykata i ka lënë 30 ditë afat Prokurorisë që të depozitojë të gjitha provat që tregojnë se Martinaj ka qëlluar me armë dhe është i përfshirë direkt në përplasjen që ndodhi në zonën e ish-Bllokut, ndërsa për Haton Prokuroria ka në dorë të gjithë kohën e nevojshme për mbledhjen e provave.

Prokurorët Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulo kërkuan dhënien e masës së “arrestit me burg” për të dy të arrestuarit, të cilët mbetën të plagosur në ngjarjen ku u vra Fabian Gaxha me një plumb në kokë, ndërsa autor i dyshuar u identifikua komandoja Merviol Bilo.

Seancat janë zhvilluar të dyja të ndara, në spitalin privat, ku ndodhet Martinaj dhe te reanimacioni i Traumës ku Eljo Hato ndodhet në luftë me vdekjen, për shkak të plagëve të rënda të marra në organet jetike.

Në bazë të Kodit të Procedurës Penale, sot ishte afati i fundit që të arrestuarve duhet t’u rivlerësohej masa. Gjyqtari Artan Gjermeni shkoi vetë në spital ku edhe iu komunikoi masën e sigurimit dy të arrestuarve.

Pas vizitave të ndara te spitali privat dhe Trauma, gjyqtari Gjermeni vendosi t’i lërë dy të plagosurit e masakrës së ish-bllokut në masën e sigurisë arrest me burg 30 ditor, deri në përfundimin e dosjes hetimore nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Artikulli paraprakVOLEJBOLL, FITOJNË MESHKUJT DHE HUMBIN FEMRAT
Artikulli tjetërGJENDET I PAJETË NË BANESËN E TIJ NJË 25-VJEÇAR