Ngjarja ka ndodhur në 27 maj 2015, ditën kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiç vizitoi Tiranën, ku në një atentat pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, u vranë Besnik Sulku, Mentor Lufi (Doçi) dhe Gert Goxhaj.

Gjykata e Tiranës ka dhënë dënimet për masakrën te Bulevardi “Zogu I”, ku mbetën të vrarë në një atentat tre persona, Besnik Sulku, Mentor Lufi (Doçi) dhe Gert Goxhaj. Ngjarja ka ndodhur në 27 maj 2015, ditën kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiç vizitoi Tiranën.

Gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm italianin Salvatore Letizzia, i cilësuar vrasës me pagesë i cili njihet edhe si vrasësi i organizatës mafioze italiane, “Camorra”. Ndërsa për dy vëllezërit Markeljan dhe Klejvi Doçi gjykata ka dhënë respektivisht 27 dhe 20 vite burg.

Artikulli paraprakARRESTOHET I SHPALLURI NE KERKIM NDERKOMBETAR
Artikulli tjetërI BIRI U VRA PARA 5 VITESH,BABAI:KËRKOJ DREJTËSI NGA SHTETI