Një ngjarje e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në Dibër, ku pas një sherri mes të rinjve ka mbetur i vrarë një 29-vjeçar i identifikuar si Dukat Plaku.

Ndërkohë gjykata ka vendosur burg pa afat për Qazim Plakun, vëllain e viktimës ndërsa e njëjta masë është dhënë edhe për vëllezërit Hysa (Myrteza Hysa dhe Jurgen Hysa).

Mësohet se konflikti ka nisur mes vëllait të viktimës, Qazim Plaku 24-vjeç dhe dy vëllezërve, Myrtezan Hysa dhe Jurgen Hysa, dhe në sherr e sipër ka mbetur i vrarë 29-vjeçari Plaku. Dyshimet e policisë janë se të rinjtë kanë qenë nën efektin e alkoolit, në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në fshatin Sllatinë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambjentet e një lokali në fshat, shtetasi Q.P, 24 vjeç,

dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin M. H, 24 vjeç, dhe ky i fundit, në bashkëpunim me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin D. P, 29 vjeç, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital”, njoftoi policia.

Artikulli paraprakTETE TË ARRESTUAR PËR KULTIVIM TË LËNDËVE NARKOTIKE
Artikulli tjetërU ARRESTUA SE KËRKOI FAVORE SEKSUALE, PEDAGOGU PËRFUNDON NË SPITAL