Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Breshia, Itali.
Siç shkruajnë mediat e vendit fqinj, shqiptari është gjetur në gjendje të rëndë një një makinë.

Ka qenë një grua që e kishte parë atë të shtrirë në mjet dhe të mbuluar me një batanije dhe me fytyrën me shenja të shumta dhune.

Menjëherë kishte lajmëruar policinë dhe ambulancën.
Kur këta kanë mbërritur në vendin e sinjalizuar kanë transportuar shqiptarin për në spital.

I pyetur nga policia për shenjat e dhunës dhe rrethanat, shqiptari mësohet se është shprehur se nuk mbante mend asgjë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Artikulli paraprakPRESIDENTI ILIR META FESTON ME FËMIJËT E FSHATIT SOS
Artikulli tjetërARRESTOHET 21-VJEÇARI, VODHI 10 MLN LEKË NË NJË SHTËPI