Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet me akuzën e mashtrimit për 32-vjeçaren Anisa Hysa, e cila sipas denoncimit i ka marrë 10 mijë euro një personi me premtimin se do i luante në baste të sigurta në Angli dhe shuma që do i kthente do të ishte më e madhe.

Personi që ka bërë denoncimin është Arjan Mziu nipi i administratorit të Korabit, Fehmi Meziu.

Bazuar te denoncimi, Arjan Mziu mësohet se ka deklaruar në padi se Anisa Hysën e kishte takuar rreth 2 vite më parë në kompleksin në Pezë Helmës ku dy ekipet po stërviteshin në vitin 2016.

Mziu është shprehur se 32-vjeçarja ishte shtirur si administratore e ekipit të Kastriotit të Krujës duke e mashtruar për t’i marrë shumën prej 10 mijë eurosh.

Por kur kaluan 2 vite, Hysa ende nuk i kishte kthyer shumën nipit të administratorit të Korabit duke detyruar këtë të fundit që ta padiste për mashtrim.

Pas kallëzimit prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për 32-vjeçaren. Por kush është në të vërtetë Anisa Hysa? Drejtori Sportiv i ekipit të Kastriotit të Krujës, Gazmend Vogli shprehet se Anisa Hysa nuk ka qenë kurrë në postin e administratores së ekipit.

Ai thotë se 32-vjeçarja ka qenë e dashura e njërit prej donatorëve të Kastriotit rreth 5 vite më parë.

“Anisa Hysën e kam dëgjuar si emër, por nuk ka qenë kurrë pjesë e ekipit te Kastriotit. Në këtë post unë kam 5 vite, por si tani, por edhe më parë nuk ka qenë pjesë e klubit. Por mesa di, ajo ka qenë e dashura e njërit prej donatorëve të ekipit.

Pra gjithçka që shkruhet se ajo ka qenë administratore e klubit nuk është aspak e vërtetë” deklaroi Gazmend Vogli.

Artikulli paraprakPUNONTE ME TË ËMËN, VDES SHQIPTARI QË U AKSIDENTUA
Artikulli tjetërDËSHMOJNË PARA GJYKATËS FËMIJËT E FILDEZ HAFIZIT