Autoritetet zvicerane kanë arritur ta prangosin dhe ta fusin në paraburgim, pronarin e kompanisë së rrejshme të fluturimeve “Germany Airlines”i cili brenda dy muajve ka mashtruar qindra kosovar që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër.

Gazeta zviceriane “Blick” ka marrë konfirmimin nga Prokuroria e shtetit që personi në fjalë është arrestuar dhe se ai dyshohet se ka përfituar më shumë se 100 mijë euro nga shitja e biletave të rrejshme për shqiptarët e kosovës.

Prokuroria nuk ka dhënë më shumë detaje, teksa raportohet se tashmë qindra familje shqiptare mund t’i rimarrin paratë. Shumica e tyre kanë shpenzuar deri në 800 euro për një biletë e deri në 4 mijë franga për udhëtimet familjare.

Vetem pak ditë më parë u bë publik lajmi për mashtrimin e udhëtareve shqiptarë kur një familje nga Kosova kishte rënë pre e mashtrimeve.

Familja Hasani kërkonte të vizitonte të afërmit e tyre në Kosovë. Megjithatë, më vonë e kupton se ka qenë e mashtruar me biletat. Në Basel, pak më vonë janë paraqitur shumë raste me firma të dyshimta.

Kontaktet me shoqërinë ajrore janë thuajse të pamundura,
Numri i telefonit të Germany Airlinies nga Zvicra nuk punonte dhe gjithçka bëhet e pa arritshme për kontakt. Fatmirësisht numri i kontaktit nga Gjermania punonte dhe Blick arrin të kontaktojë shoqërinë ajrore duke pasur konfrontime në bisedë: Germany Airlines nuk mashtron njerëzit, nuk ofron fluturime, nuk ka uebsajt.

Blick pyet për pronarin Metehan M. “Unë nuk e njoh këtë tip”, thotë gruaja me theks shqiptar në telefon.

Organizata për mbrojtjen e konsumatorëve (SKS) e ka marrë rastin për shqyrtim: mbrojtësit e konsumatorit kanë ngritur një aktpadi kundër “Germany Airlines” dhe rasti është paraqitur edhe te Policia Federale (Fedpol).

Ndërkohë lajmi i mirë mbërriti dje pasi u tha se mashtruesi është prangosur dhe të mashtruarit mund të kenë shansin të rimarrin partë e tyre.