Mashtruan 225 persona për punë në Kanada,18 vite burg nënë e bijë

Mashtruan 225 shtetas me premtimin se do t’i dërgonin në Kanada me viza pune dhe studimi me anë të agjensisë së punësimit Ande-Lm duke i marrë nga 2000 deri në 10.000 dollarë për person, prokuroria e tiranës kërkon 18 vite burg për nënë e bijë Luli dhe Adeila Makashi. Këto shtetase janë të akuzuara për mashtrim me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim disa herë. Mashtrim sipas hetimeve të prokurorisë së tiranës është kryer nëpërmjet shoqërisë Ande-Lm me administrator Luli Makashin, ku i premtohej shtetasve të ndryshëm viza pune dhe studimi drejt Kanadasë. Procesi ndaj të pandehurave është duke u zhvilluar në gjykatën penale të tiranës ku prokuroria ka kërkuar edhe dënimin e subjketit juridik Ande-Lm me gjobë në vlerën e 5 milion lekë, dënim 10 vite të Luli Makashi dhe 8 vite për Adeila Makashi. Edhe pse ndaj Luli dhe Adeila Makashit rëndon akuza e mashtrimit të 225 shtetasve të cilët po ashtu kanë paraqitur kallëzime në polici e padi civile për kthim shume rezulton se në 11 seancat gjyqësore të zhvilluara në gjykatë ato nuk kanë pranuar akuza. Nënë e bijë u ndaluan më 28 prill nga 2016 nga policia e tiranës pasi u larguan fillimisht drejt Kanadasë nga ku u depërtuan pas një urdhër ndalimi. Për të humbur gjurmët e këtij mashtrimi të pandehurat kishin shitur pak ditë para largimit drejt Kanadës kompaninë tek shtetasi Klevis Rreshka. ReportTv ka zbardhur disa nga shifrat e paguara nga personat e mashtruar ku rezulton se shtetasit D.T ka paguar 250.000 dhe 844.000 lekë, shtetësja M.M ka paguar shumën 1.000.000 lekë dhe 149 euro, apliklanti G.SH shumën 250.000 lekë dhe 6000 dollarë, shtetësja G.T shumën prej 13210 dollarë dhe 280 euro si dhe M.T 250.000 lekë dhe 9500 dollarë. Por si funksiononte skema e mashtrimit me premtimin e një vize pune drejt Kanadasë? Sipas prokurorisë shoqëria Andel-LM me administrator Luli Makashin ofronte shërbime ndërmjetësimi punësimi. Për çdo aplikant plotësohej kontratë shërbimi me të drejta dhe detyrime si mënyra e tërheqies të aplikantëve ose rastet kur nuk pajiseshin me vizë. Pagesën shtetasit që kanë bërë kallëzimet e kanë kryer me bankë në llogarit e Ande-LM. Nga këto llogari sqaron prokuroria nga punonjës të ndryshëm të Ande-Lm janë tërhequr para. Po sipas akuzës, pavarsisht faktit se shërbimi për të cilin Lule Makashi kishte lidhur kontrata me aplikantët nuk ja ofronte, ajo nuk i ka kthyer asnjë shumë parash pas personave. Në këtë aktivitet të kundraligjshëm Lule Makashi është ndihmuar nga e bija e saj Adeila Mkashi e cila nga hetimet e kryera rezulton se ka patur rolin e kordinatores në agjensinë Ande-LM. Një tjetër fakt i zbuluar nga hetimet është dhe mashtrimi me shtetas të prezantuar si avokatë kanadez të cilët ftoheshin nga Lule Makashi për të kryer takime dhe konferenca në hotele luksoze në tiranë për ti shpjeguar aplikantëve procedurat e marrjes së vizave. Pagesat e disa aplikantëve të mashtruar D.T ka paguar 250.000 dhe 844.000 lekë M.M ka paguar shumën 1.000.000 lekë dhe 149 euro G.SH shumën 250.000 lekë dhe 6000 dollarë G.T shumën prej 13210 dollarë dhe 280 euro M.T 250.000 lekë dhe 9500 dollarë.

Artikulli paraprakVLLAZNIA- SKËNDERBEU JO NË “LORO BORIÇI” POR NË “RESHIT RUSI”
Artikulli tjetërREFORMA ZGJEDHORE, OSBE/ODIHR NIS TAKIMET ME POLITIKANËT SHQIPTARË