Një banor i fshatit Dukaj, A. K. 47 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë ditën e sotme, pasi kishte ngarkuar gurë me një kamion për të ndërtuar shtëpinë.

Mësohet se 47-vjeçari ka pësuar dëmtime, pasi kur ka hapur spondin e mjetit, masivi i gurëve i ka rënë, duke e zënë poshtë.

Ndërsa, kanë qenë banorët ata, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë, duke e ndihmuar të dalë nga masivi i gurëve.

Më pas i lënduari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Konstatohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Grupi hetimor ka kryer veprimet përkatëse.

Artikulli paraprakSHISNIN MAKINA ME LETRA FALSE, KAPET SHQIPTARI DHE 6 ITALIANË
Artikulli tjetërLIGJI PËR TEATRIN/ KUVENDI MBLIDHET SOT PA OPOZITËN, DY DEPUTETËT E LSI “RIKTHEHEN” NË PARLAMENT