Tashmë mbajtja e maskës është bërë një nga masat më të rëndësishme kundër COVID-19, ndërsa shumë shtete e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e saj.

Që prej fillimit të pandemisë, shumë qytetarë në të gjithë botën kanë tërhequr vëmendjen me maskat e tyre të improvizuara.

Ndërkohë, një tjetër rast që ka tërhequr vëmendjen është ai i ministres belge të Shëndetësisë, Maggie De Block.

Nga fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale shihet se ministrja ka stampuar në maskë fytyrën e saj.

Kjo gjë ka ngjallur reagim të qytetarëve, të cilët kanë ironizuar ministren për pamjen e saj.

Mbajtja e maskave në Belgjikë është bërë e detyrueshme në ambjentet e mbyllura, përfshirë marketet, kinematë dhe muzetë.

Një ditë më parë në Belgjikë, që nga marsi nuk është raportuar asnjë viktimë nga koronavirusi por në vend numri total i infeksioneve është më shumë se 63 mijë për një total viktimash prej 9792