Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër Pult monsinjor Angelo Massafra tha përpara ministrit të brendshëm Saimir Tahiri se njerëzit mbajnë armë sepse janë të frikësuar.

Deklarata u bë gjatë aktivitetit në mbledhjen e armëve që ka bërë kisha e Dajçit në popullatë. Vetë ministri Tahiri tha se më përpara duhet të çarmatosim mendjen e arsyen dhe më pas komunitetin në mënyrë që të mos përdoren armët. Përfaqësues të dy komuniteteve të tjera fetare dhanë mesazhet e tyre në këtë nismë të kishës së Dajçit për mbledhjen e armëve. Në këtë akvitet mori pjesë edhe babai i njërit prej viktimave në ngjarjen e parak muajve në Dajç ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën katër të tjerë. Ministri Saimir Tahiri mori pjesë në këtë aktivitet në kishën e Dajçit në kuadër të nismës që po ndërmerret në të gjithë vendin “Shqipëria pa Armë”.

Artikulli paraprakTAKIM ME MINISTRIN TAHIRI PËR DËMSHPËRBLIMET
Artikulli tjetërADMINISTRIMI I NJËSISË RRETHINA