Kanë kryer shkollën e mesme dhe disa prej tyre nuk kanë patur rastin që për 30 vite me radhë të takohen me njëri-tjetrin. Matura e vitit 1988 e shkollës së mesme “Oso Kuka” janë ritakuar duke kthyer disa prej kujtimeve më të bukura të jetës së tyre.

 

Për disa prej ish maturantëve që u takuan pas 30 vitesh është e vështirë që ta njohin njëri-tjetrin dhe të kapin të njëjtin ritëm si në shkollë. Ky takim pas 30 vitesh i ish maturantëve të shkollës “Oso Kuka” shërben edhe për të parë se sa prej ëndrrave të rinisë së tyre janë përmbushur.

 

Pas kafes dhe shkëmbimeve të para me njëri-tjetrin ish maturantët i janë drejtuar sërish bankave të shkollës “Oso Kuka” aty ku para 30 viteve nisën një cikël të ri të jetës së tyre për të ardhur deri në ditët e sotme.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, KUMARI E ALKOOLI ÇDO DITË NJË DIVORC
Artikulli tjetërNDRYSHIME NË RADHËT E POLICISË SHKODËR