EDHE KËTË VIT MATURANTËT DO I NËNSHTROHEN 5 PROVIMEVE. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar udhëzimin për zhvillimin e provimeve të maturës shtetërore 2015, ku përfshihen datat e zhvillimit të pesë provimeve, kohëzgjatja e tyre si dhe struktura e testit. Këtë vit, MAS ka reduktuar me një orë kohën e zhvillimit të provimeve të maturës, pasi nga 4 orë që ishte vjet këtë vit kohëzgjatjen e dy provimeve me zgjedhje e kanë bërë 3 orë.

Provimi i parë i maturës edhe për këtë vit do të jetë gjuha e huaj me detyrim, i cili do të zhvillohet në 23 maj. Ndërsa të fundit janë dy provimet me zgjedhje që do të zhvillohen në datën 19 qershor. ndërsa në 29 maj provimin e Gjuhës Shqipe dhe të Letërsisë, në 9 qershor provimine Matematikës. Testi për secilin nga provimet e detyruara do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 do të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me 1 pikë secila (13 pikë gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë. Pra, një maturant që quhet kalues në provimet me detyrim duhet të marrë jo më pak se 10 pikë në secilin prej tre provimeve me detyrim. Ndërsa testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje do të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me 1 pikë secila (10 pikë gjithsej) dhe 10 pyetje me zhvillim të cilat vlerësohen me 30 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 40 pikë. Ne udhëzim përcaktohet gjithashtu se maturantët mbetës në provimet e maturës shtetërore kanë të drejtën e provimit në sezonin e dytë.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/q_bdenFKL1k?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakMIQËSORJA E LUKSIT, BRAZIL FITON NDAJ FRANCËS
Artikulli tjetërPERËNDIMI I ZONËS INDUSTRIALE NË QYTETIN E SHKODRËS