2660 MATURANTË NË SHKODËR I NËNSHTROHEN PROVIMIT. 23 maji ka shenuar fillimin e provimeve te matures shteterore ne te gjithe vendin. rreth 46 mije maturante kete te shtunde i jane nenshtruar provimit te pare te detyruar te matures shteterore ate te gjuhes se huaj. Nderkaq ne Qarkun e Shkodres rreth 2660 maturante jane bere pjese e provimit te pare te matures shteterore.

Risia e ketij viti per provimin e gjuhes se huaj ishte se niveli i testit pati shkallë më të lartë vështirësie se vitin e shkuar, vjet testi ishte i nivelit A2 ndërsa këtë vit ai pati një shkallë vështirësie B1 . Megjithate mesuesit e gjuheve te huaja jane shprehur se kurrikulat shkollore dhe ajo cka nxenesit kane perfituar ne shkolle e justifikon nivelin e veshtiresise se provimit Në total testi kishte 25 pyetje, ndërsa totali i pikëve ishte 50 pikë dhe ishte i ndare në tri pjesë, lexim, përdorim i gramatikës dhe shkrim. Maturnati qe te jete kalues duhet te marre te pakten 20% te pikeve. Nderkaq data 29 maj do te jete dita kur do zhvillohet provimi i dyte i matures shteterore ai i lendes se gjuhes shqipe.

Artikulli paraprakAFËRDITA HAKA SHKARKOHET SI DREJTORE E ARSIMIT
Artikulli tjetërAKUZAT E PS PËR SHPRONËSIM,REAGON DEDË DOÇI