Të gjithë ata maturantë të cilët nuk kanë patur mundësi që të marrin provimet e maturës shtetërore në sesionin e parë kanë mundësi që ta bëjnë një gjë të tillë gjatë datave kur do të jenë provimet e vjeshtës.

Në këtë mënyrë tashmë prej kohësh ministria e arsimit ka përcaktuar edhe këto data. Provimet e vjeshtës do të jepen për të gjithë maturantët tek shkolla Edit Durham në Shkodër ndërsa aty do të jenë edhe maturantët e Malësisë së Madhe.

Specialistja drejtorisë rajonale të arsimit në Shkodër Morena Tirana bën të ditur edhe datat se kur do të jenë provimet e vjeshtës në lëndët gjuhë e huaj, gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë dhe provimet me zgjedhje.

Në total në Shkodër janë 210 maturantë të cilët do t’i nënshtrohen provimeve të vjeshtës. Në rast se ata nuk arrijnë të marrin njërin prej provimeve me notën minimale kaluese atëherë do të detyrohen që të përsërisin vitin shkollor në të kundërt kanë të drejtë të aplikojnë për t’u regjistruar në një prej degëve të universiteteve.

Këtë mund ta bëjnë edhe vitin e ardhshëm nëse kanë dëshirë, mjafton që të jenë kalues në të gjitha provimet.

Provimet e vjeshtës janë një mundësi e dytë për ata maturantë të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë mundur t’i marrin në sesionin e parë.

 

Artikulli paraprakPESË AKTORËT MË TË PAGUAR NË BOTË
Artikulli tjetërAFËR QYTETIT, POR SI NË MESJETË