2450 MATURANTË IU NËNSHTRUAN KËTIJ PROVIMI, PËRGJIGJET PAS DY JAVËSH. Rreth 46 mije maturante ne te gjithe vendin kete te premte iu nenshtruan provimit te dyte te detyruar te matures atij te gjuhes shqipe dhe letersise nderkaq ne Qarkun e Shkodres moren pjese ne kete provim 2450 maturante.

Nga ora 10 deri ne oren 12.30 maturantet paten mundesi te zgjidhnin 25 pyetjet e ketij provimi, nga te cilat 13 me pergjigje alternative, qe vleresohen me 1 pike secila dhe 12 pyetje me zhvillim, te cilat vleresohen me 37 pike. Testi vleresohet maksimalisht me 50 pike ndersa maturanti qe te jete kalues duhet te marre te pakten 20% te pikeve. Ne qytetin e Shkodres provimi u zhvillua ne 14 ambjente te monitoruara nga DAR Shkoder, Ministria e Arsimit po njekohesisht nga Policia e Qarkut te Shkodres e cila ka qene nje bashkepunetore ne kuader te mbarevajtjes se ketij procesi. Procesi i testimit te maturanteve ne Shkoder per gjuhen shqipe dhe letersine perfundoi pa probleme. Një javë më parë maturantët iu nënshtruan provimit të gjuhës së huaj Anglisht. Ndersa pergatiten qe me date 9 qershor ti nenshtrohen provimit te trete te detyruar te matures shteterore atij te matematikes.

PUBLICITET