2300 maturantë të Qarkut të Shkodrës i janë nënshtruar provimit të tretë të Maturës Shtetërore, atij të matematikës. Inspektorja e Drejtorisë Rajonale Arsimore Shkodër, Frida Kopliku, deklaroi se çdo gjë ka shkuar sipas rregullave dhe nuk janë raportuar problematika.

Njëlloj si në dy provimet e zhvilluara më parë, ka patur monitorim të vazhdueshëm. DAR Shkodër është përkujdesur për të gjitha mjediset, sidomos për ajrosjen, për shkak të temperaturave të larta.

Niveli i pyetjeve të testit orientohet sipas llojit të shkollës së mesme që maturanti ka ndjekur. Në Shkodër provimi u zhvillua në 15 mjedise të monitoruara njëkohësisht nga DAR Shkodër, Ministria e Arsimit dhe Policia e Shkodrës.

Kjo e fundit ka qenë bashkepunëtore në kuadër te mbarëvajtjes së këtij procesi. Ky ishte provimi i tretë dhe i fundit i detyrueshëm që Matura Shtetërore 2017-2018 ka zhvilluar. Provimet e fundit, ato me zgjedhje, do të zhvillohen në datën 20 qershor të këtij viti.

 

Artikulli paraprak“GOTECH” HAP DYERT EDHE NË SHKODËR
Artikulli tjetër“SOFRA TRADICIONALE E IFTARIT RAMAZAN 2018”