Një aksident ka ndodhur në dalje të Elbasanit ku një maune është botuar buzë rrugës dhe për pasojë ka rënë në kanal. Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka patur persona të lënduar, pasi shoferi ka shpëtuar mrekullisht dhe ka dalë shëndoshë e mirë nga maunja që drejtonte.

Maunja ishte me targa maqedonase dhe shoferi me origjinë nga Shkupi. Mendohet se shkak për këtë aksident është bërë një humbje e kontrollit nga shoferi.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të saj.