Parlamenti u mblodh pasditen e sotme në një seancë të jashtëzakonshme, për të miratuar dekretet e Presidentit Ilir Meta, për ndryshimet e kërkuara nga Kryeministri Rama në qeveri.

Seanca e kërkuar nga vetë kreu i qeverisë, përmes një shkrese drejtuar Kryeparlamentarit Ruçi nisi me debate të shumta, pasi opozita kërkoi diskutim lidhur me emërimet dhe shkarkimet.

Të gjithë deputetët e opozitës ishin të pranishëm në seancë me pretendimin se do të flisnin, por rregullorja nuk ua lejon për shkak se sot nuk parashikohen diskutime, por vetëm votim të dekreteve të Presidentit.

Emdond Spaho: Nuk kemi bërë kërkesë për mënyrën e votimit kemi bëre kërkesë që shqyrutim i dekreteve të bëhet të me debat dhe madje e kemi paraqitur listën e forcave për çdo grup parlamentar. Mbi bazën e kësaj listë të behët debat. Njofto që do të zhvillohet debat për shkarkimin dhe emërimin e ministrave.

Petrit Vasili:Pasi kemi komunikuar edhe me stafin tuaj, i cili kërkoi ndryshe nga herët e tjera që të depozitohej lista e diskutantëve e kemi kryer këtë procedurë. Dhe në fillim e seancës që ju hapët po prisnim të njoftoni listën e diskutantëve që kështu në përputhje për procedurat sikurse kemi komunikuar më stafin, duhet të zhvillohen diksutime. Dua të di arsyet pse nuk u njoftua nga ju kjo?

Taulant Balla: Do doja ti ktheja përgjigje, zotit Spaho dhe Vasilit. Kur çohemi këtu duhet që të paktën njëri të citojë një nen. Në rregulloren e Kuvendit ka nen për emërimi dhe shkarkimin e Presidentit të Republikës, për qeverinë, për titullarët e institucioneve.

Dhe me kaq vite asnjëherë nuk kemi bërë debat për emërim dhe shkarkimin e ministrave. Jeni njoftuar dhe dje dhe keni qenë me ne, dhe jeni njoftuar dhe keni patur të gjitha mundësitë i cili ka caktuar seancën në bazë të kushtetutës. Kjo nuk është seancë e jashtëzakonshme, por sesion i jashtëzakonshëm

. Kryeministri i është drejtuar Kuvendit për sesion e jashtëzakonshme, ku kryeministri ka kërkuar votim për emërim dhe shkarkim.Debatin kur ta doni, si ta doni por duke zbatuar rregulloren. Bëni kërkesën mocion mosbesimin ndaj qeverisë.

Ne kohë për të humbur nuk jemi, nuk ja u japim këtë dëshirë Nëse do kishit cituar dhe një nen të vetëm, do diskutonim.

Fatmir Mediu: Lexoni nenin 48 të rregullores, pika dy. Koha e përcaktuar dyfishohet kur diskutohet përbërja e këshillit të ministrave. Nuk ka asnjë nen që ndalon debatin.

Debati për ndryshimin e qeverisë është debat publik dhe ju doni të ndaloni kuvendin të bëjë debat. Nuk e di çfarë ka të keqe për debat nga të dy palët.

Gramoz Ruçi: Në asnjë nen nuk thuhet që dekretet e presidentit për emërime dhe shkarkime bëhen me debat. Ju kërkova shërbimeve të kuvendit precedentët parlamentarë dhe më nxorën nga viti 1999 deri 2018 janë zhvilluar 37 seanca plenare për emërime dhe shkarkime ministrash.

Në 37 seanca dhe 162 dekrete emërime dhe shkarkimesh janë zhvilluar pa debate. Prandaj hap votimin për prezencën.
Më pas opozita u largua nga seanca e Kuvendit

Artikulli paraprakNIS ME DEBATE SEANCA PËR NDRYSHIMET NË QEVERI, OPOZITA KËRKON DEBAT
Artikulli tjetërBASHA: RAMA KAPI SOT PËRFUNDIMISHT PARLAMENTIN,DUHET RREZUAR ME ÇDO KUSHT